Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhet e bukuroshes së parë shqiptare

Në përgjithësi vajzat që janë modele dhe ato që kanë përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionet e modës janë shumë të kritikuara nga opinioni. Por, ish-Missi i parë i Shqipërisë, Valbona Selimllari ka arritur që jo vetëm të ruajë linjat e saj edhe pse ka tre fëmijë, por edhe të fitojë dashurinë e opinionit shqiptar. Rrallë dëgjon dikë që ta kritikojë, ndoshta në këtë ka lidhje edhe bukuria natyrale që ajo ka arritur ta mbajë ndër vite, duke u shfaqur gjithmonë e thjeshtë dhe pa operacione plastike.

Ndërkaq, pushimet verore të Valbonës janë gjithmonë në Jug, në Dhërmi, në një vilë shumë luksoze. Bashkë me gjithë familjen e saj, edhe këtë verë ata e kanë shijuar për mrekulli, duke bërë xhiro me jaht të gjithë. Si gjithmonë, Valbona nuk zhgënjen kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme. Ajo edhe në bikini duket shumë mirë, një trup perfekt, ku nuk kuptohet fare që ka lindur tre fëmijë. Një grua e bekuar nga genet e saj, ka akoma pamjen e një vajze të re, edhe pse i ka kaluar tashmë të 40­-at. “Jam e mirë, prandaj njerëzit më duan! Pëlqejnë thjeshtësinë dhe jo ekstravagancën!”. Kështu është përgjigjur ish-­Missi i parë i Shqipërisë, Valbona Selimllari, kur është pyetur nga gazetarët se përse vazhdon të jetë akoma kaq e pëlqyer nga njerëzit dhe pse ka kaq shumë kuriozitet për jetën e saj.

Please follow and like us: