Albspirit

Media/News/Publishing

Putini uron mikun e tij të shtrenjtë, Fidel Castro, për 90-vjetorin

ee Presidenti rus Vladimir Putin uroi sot mikun e tij të shtrenjtë, Fidel Castro, i cili festonte 90-vjetorin në Havana, në një telegram të publikuar në faqen internet të Kremlinit.

“Ju jeni thellësisht të respektuar në Rusi si një burr shteti i jashtëzakonshëm që ia ka dedikuar krejtësisht jetën e tij popullit kubanez”, shkruan Putini.

“Është e vështirë të mbivlerësosh kontributin tuaj personal në zhvillimin e miqësisë dhe bashkëpunimit me dy vendeve tona”, shton presidenti rus.

Ai e mbyll këtë telegram duke i uruar Castro-s “shëndet të mirë, jetë të gjatë, gjallëri dhe mirëqenie”.

I admiruar, kritikuar dhe tashmë në pension, Fidel Castro, që ka hyrë në librat e historisë duke zhvilluar Revolucionin kubanez, sot feston 90-vjetorin në një ishull që është mes afrimit të marrëdhënieve me armikun e tij të Luftës së Ftohtë, SHBA-në.

Please follow and like us: