Albspirit

Media/News/Publishing

Plumba në kokë imamit, pasi fali namazin

Plumba në kokë imamit, pasi fali namazin

Nje imam është qelluar me armë,  me plumba në kokë,  në afërsi të një xhamie.  Sipas mediave,  imam i xhamisë së  Queensa ne New York u godit në kokë  ndërsa ishte duke ecur në rrugë për në shtëpi pas faljes së namazit dhe aktualisht i plagosur në gjendje të rëndë.

Nga të shtënat me armë ka marrë një plumb në gjoks edhe një burrë tjeter. Sipas  Daily News,  sulmi është vepër e një individi ndërsa mendohet se nuk kemi të bejme me një krim për ordiner.

Të dy burrat jane goditur në afërsi të xhamisë Al-Furqamm Jame Xhaminë në Ozone Park, në Nju Jork. Të dy burrat janë rënde ne spital dhe  rrezikojnë jetën e tyre. Nje dëshmitar tha se kishte dëgjuar pese të shtëna, ndersa policia ka hapur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.

Please follow and like us: