Albspirit

Media/News/Publishing

Britani, për herë të parë një grua në timonin e anijeve të luftës

Komandantes Sarah West i është “besuar” timoni i fregatës HMS Portland

Për herë të parë në historinë e saj 500-vjeçare, Royal Navy, do të shohë një grua në komandën e një anije lufte. Komandantes Sarah West, 40 vjeç, i është besuar timoni i fregatës së 13-të të Madhërisë së Saj, HMS Portland.

WEST KA HYRË NË FLOTËN USHTARAKE BRITANIKE NË VITIN 1995, NJË VIT PAS VENDIMIT PËR TË PRANUAR GRA NË MARINË DHE KA PASUR EKSPERIENCË NË OPERACIONET E ZHVILLUARA NË BALLKAN. NË MARINËN BRITANIKE, 20 % E EFEKTIVËVE JANË GRA.

Vitin e ardhshëm pritet që Royal Navy të heqë kufizimin për gratë që dëshirojnë dhe plotësojnë kushtet për të shërbyer në bordin e një nëndetëseje.

Please follow and like us: