Albspirit

Media/News/Publishing

Biden në fushatën e Clinton

Biden

Kandidatja demokrate për president të ShBA-së, Hillary Clinton, do të përkrahet nga nënpresidenti amerikan, Joe Bidden gjatë një mitingu që mbahet sot në Pensilvania. Biden pritet ta quajë rivalin e Clinton nga republikanët, Donald Trump si “kandidati presidencial më i pa informuar në histori”.

Biden do t’i bashkohet fushatës së Clinton për herë të parë në qytetin e tij të lindjes, Scranton, raporton Reuters.

Zyra e Biden ka thënë se ai do të flasë se si Trump është më së paku i kualifikuar sa i përket sigurisë kombëtare në histori të zgjedhjeve presidenciale dhe se ai gjithashtu do të thotë se retorika e shkujdesur e Trump do t’i bëjë amerikanët më pak të sigurt.

Biden gjithashtu pritet të përkrahë planin ekonomik dhe atë për arsim të Clintonit./rel.

Please follow and like us: