Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetari Artan Hoxha: Informatori im u ekzekutua më plumb në kokë

 

Gazetari Artan Hoxha deklaroi sot se një nga informatorët e tij në lidhje me arat me kanabis është vrarë me një plumb pas koke.

Duke folur në studion e “News 24” ndërsa po komentonte raportin e fundit të Policisë Italiane lidhur me drogën në Shqipëri, Hoxha ka thënë se informatori i tij për kanabisin është ekzekutuar.

Vetë gazetari Hoxha është është kërcënuar nga persona të paidentifikuar dy muaj pas publikimit të gjetjeve të tij lidhur me drogën në Shqipëri.

Ndërkaq informatori i tij u vra dy muaj pas kërcënimeve. Sipas Hoxhës ai u rrëmbye në orën 23.00 të mbrëmjes dhe është ekzekutuar me një plumb në kokë ndërsa trupi i tij është hedhur në anë të rrugës.

Artan Hoxha nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë vrasje për të cilën flet por premtoi se do të flasë më gjatë në shtator.

Please follow and like us: