Albspirit

Media/News/Publishing

Jennifer Lawrence refuzon Justin Bieberin

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Lawrence ka refuzuar një propozim nga Justin Bieber, pasi këngëtari tha se “Lawrence është shumë seksi”.

E shfaqur në emisionin Watch What Happens Live, Lawrence iu përgjigj një pyetjeje nga një telefonues i cili citoi fjalët e Bieberit për të, se ishte “shumë e bukur” dhe “e pabesueshme”.

Ajo falënderoi Bieber-in për komentet, por iu përgjigj negativisht telefonuesit në pyetjen se a do ta pranonte atë: “Unë do të them një jo të madhe pë të”.

Lawrence është fituese e çmimit ‘Oscar’ në kategorinë aktorja më e mirë katër vite më parë, për rolin e luajtur në filmin ’Silver Linings Playbook’. Derisa ajo ishte e dominuar edhe për çmimin aktorja më e mirë një vit më vonë, për rolin në filmin ‘American Hustle’.

Please follow and like us: