Albspirit

Media/News/Publishing

Kalaja e Irmajt

 

Kalaja e Irmajt ka qenë qytet ilir i themeluar në fund të shek.IV p.e.s. Mendohet të ketë qenë Kodrioni antik në krahinën e Dasaretisë. Ndodhet në malin e Sulovës në një lartësi 979 m afër fshatit Tunjë (Gramsh).

E vetmja portë e ruajtur në jug të qytetit është e një tipi me qemer të rremë. Në shek.I p.e.s. pranë saj u rindërtua një banesë dykthinëshe. Në këtë ambient nga gërmimet (1960) janë zbuluar vegla pune, objekte të ndryshme qeramike dhe monedha të Dyrrahut, Apolonisë, Epirit, Maqedonisë etj.

Qyteti ishte qendër e rëndësishme në zonën e brendshme malore të ilirëve në rrugën e Devollit, që lidhte bregdetin Adriatik me Maqedoninë dhe që jetoi deri në shek.III-IV të e.s.

Please follow and like us: