Albspirit

Media/News/Publishing

Misteret e vdekjes së Van Goghut


Vincent Van Goghu ishte një prej artistëve më të mirë të të gjitha kohërave, por ai kish po aq probleme, sa edhe dhunti. Në vitin 1890, Van Goghu po qëndronte në periferinë pariziene të Auvers, ku dilte rregullisht në fushat me grurë përreth për të pikturuar. Në 27 korrik, u gjet i qëlluar në stomak.

Për shkak të problemeve mendore të mirënjohura, menjëherë u mendua se ishte vetëvrasje. Por sipas historianëve fitues të Cmimit Pulitzer, Steven Naifeh dhe Gregory Uhite Smith, ajo teori thjeshtë nuk qëndron. Kurrë nuk u gjet një armë. Van Goghu nuk la pas një letër vetëvrasjeje dhe ka shenja që ai priste të qëndronte aty edhe për pak kohë. Mes të tjerave, ai kishte porositur një seri të re bojërash dhe i kishte shkruajtur një letër shumë optimiste të vëllait.

Naifeh dhe Smith kanë gjithashtu dyshime, se si dikush mund të qëllojë veten në stomak dhe pastaj të zvarritet drejt qytetit. Nëse Van Goghu donte të vriste veten, përse do të zgjidhte një metodë që, për t’u kryer tërësisht, do të donte 29 orë?

Autorët flasin edhe për burimet e dobët të tendencave vetëvrasëse të Van Goghut. Ishte një artist, Emile Bernard, i cili më herët kishte përhapur zëra dramatikë në lidhje me episodin e famshëm të Van Goghut me veshin. Pastaj ishte një vajzë 13-vjecare, e quajtur Adeline Ravoux, bija e pronarit të hanit ku qëndronte Van Goghu, dhe e cila e ndryshonte rrëfimin sa herë që e thoshte.

Ishte edhe 17-vjecari Paul Gachet Jr, i cili shpesh herë ndante rrëfime për “miqësinë” e tij me Van Goghun. Gjithashtu, më vonë atij iu gjetën disa piktura që ishin zhdukur në mënyrë misterioze nga studioja e Van Goghut, pas vdekjes së tij. Atëherë, cila është alternativa ndaj teorisë së vetëvrasjes? Rene Secretan, djali i përkëdhelur 16-vjecar i një familje të pasur vendase, dilte shpesh herë me një armë në dorë. Ai e ngacmonte shpesh herë piktorin e cuditshëm që kishte ardhur në Auvers. Naifeh dhe Smith gjetën madje edhe dëshmi të injoruara nga një dëshmitar që kishte parë Van Goghun para se të qëllohej, jo në fushat me grurë, por rrugës drejt shtëpisë së Secretanëve.

Please follow and like us: