Albspirit

Media/News/Publishing

Rishkruhen sloganet komuniste në ndërtesat e Vlorës

 

Parulla mbi disa godina të vjetruara në Kudhës të Vlorës janë rishkruar sërish. Bëhet fjalë për sloganet komuniste të kohës së diktaturës.

Pak muaj më parë një grup demokratësh të Vlorës të drejtuar nga kryetrai i tyre Moisi Meminaj i fshinë ato ndërkohë që tashmë janë restauruar sërish.

Në foto, të njëjtat ndërtesa fotografuar në prill të këtij viti.

Meminaj është çuditur me këtë fakt:

“Ne Kudhes aty ku Enver Hoxha “rilindi” perseri.

Nuk me kishte shkuar ne mendje se do te meresha perseri me parullat e kohes se komunizmit te fshira ne Kudhes nga aktiviste te PD dega Vlore, pse jo argument shume i fort per te cuar degen ne riorganizim.

U paska dhembur shume fshirja e parullave.

Per kujtese, parullat u fshine me dt 10 Prill 2016 me shpresen se nuk do te rishkruheshin me, por me keqardhje verej se nostalgjia ndaj Enver Hoxhes dhe kohes se tij paska qene me e thelle ne mendjet e semura te disave andej dhe kendej politikes”, shkruan Memina.

Please follow and like us: