Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet ne SHBA – Demokratët i kërkojnë Trump të tregojë lidhjet me Rusinë

Menaxheri i fushatës së Hillary Clinton ka kërkuar që kandidati republikan, Donald Trump të bëjë publike të gjitha lidhjet e tij me Rusinë.

Kjo kërkesë e dërguar në trajtën e një akuze vjen menjëherë pasi e përditshmja prestigjoze Nevv York Times publikoi një artikull ku shkruhej se këshilltari i fushatës së miliarderit, Paul Manafort, kishte marrë në total fonde që kapnin vlerën e 12.7 milionë dollarëve nga një parti politike pro-ruse në Ukrainë.

Kjo ngjarje ka hapur një debat të gjerë dhe vjen në një kohë kur Trump ka marrë kritika të ashpra për mbështetjen e shfaqur ndaj Presidentit Vladimir Putin. Megjithatë, në një komunikatë zyrtare për mediat, avokati i Paul Manafort i mohoi akuzat duke thënë seklienti i tij nuk kishte marrë asnjë fond nga partia në fjalë. Ai shtoi se kjo është një shpifje që vjen nga kampi i demokratëve.

Paul Manafort është një lobues dhe këshilltar politik mjaft i njohur. Ai ka qënë menaxher fushate për disa prej Presidentëve amerikanë përfshirë Ronald Regan, George H VV Bush, Gerald Ford, etj. Ai gjithashtu ka qënë këshilltar i presidentit ukrainas me pikëpamje pro-ruse, Viktor Janukoviç.

Ky detaj i ka përforcuar edhe më shumë akuzat që erdhën pas shkrimit të publikuar në të përditshmen Nju Jork Times. Kandidati republikan, Donald Trump, ka shfaqur pikëpamje të paprecendenta në lidhje me marëdhëniet që Shtetet e Bashkuara duhet të krijojnë me Rusinë. Ai ka propozuar një bashkëpunim më të ngushtë me Kremlinin, diçka që nuk ka ndodhur prej shumë dekadash. Marëdhëniet mes dy vendeve janë karakterizuar nga përplasjet diplomatike dhe qëndrimet e kundërta për shumë cështje në arenën ndërkombëtare, ku rasti më i freskët është lufta e Sirisë.

Please follow and like us: