Albspirit

Media/News/Publishing

Apple, 200 mijë USD për hackerat

Apple duket se po ndjek të njëjtën rrugë me gjigandët e tjerë të Silicon Valley, duke i ofruar hacker –ave para, që të gjejnë mangësitë në sistem.

Lajmi u bë i ditur nga Ivan Krstic, drejtuesi i departamentit mbi sigurinë në Apple, gjatë një konference mbi sigurinë kibernetike në Las Vegas. Ai tha se kompania do të paguajë nga 25 deri në 200 mijë dollarë të gjithë ata që gjejnë dhe raportojnë probleme dhe mangësi të panjohura në sistemet, me të cilat kompania operon.

Pagesa, që do të jetë e disponueshme në Shtator, do t’i jepet personave të ftuar nga vetë kompania, megjithatë pritet që lista e hacker –ave të zgjerohet me kalimin e kohës. Edhe nisma e këtij projekti do të jetë në përmasa të vogla, pasi hacker –at do të studiojnë vetëm pajisjet iOS ose iCloud.

Të ofruarit para për këdo që gjen mangësi në sistem është një praktikë e ndjekur prej vitesh nga kompani si Uber, Google dhe Facebook. Megjithatë shifrat e ofruara nga Apple janë ndër më të lartat.

Please follow and like us: