Albspirit

Media/News/Publishing

E dashura e Putin në pushime me vajzën e Trump?

Kjo fushatë zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do jetë ndoshta më e ashpra që është parë dekadat e fundit. Prej kohësh spekulohet se kandidati republikan, Donald Trump është i preferuari i Kremlinit. Këto zëra dolën në pah akoma më shumë kur demokratët amerikanë akuzuan Rusinë se qëndron pas vjeshjes së emaileve të selisë së tyre. Por tashmë mediat raportojnë se Trump mund të ketë një lidhje me Kremlinin. Menaxheri kryesor i fushatës së Trump, Paul Manafort është në qendër të raportimeve. Thuhet se atij i janë premtuar rreth 13 milionë dollarë para të zeza nga forca pranë Kremlinit. Më saktë, bëhet fjalë për një hetim të nisur në Ukrainë ndaj ish-presidentit Viktor Janukovic. Manafort ka qenë këshilltar i Janukoviç, i njohur si njeri i Putinit. Tashmë është zbuluar një listë me pagesa. Ende nuk dihet nëse Manafort e ka marrë këtë shumë, por ai ka mohuar të ketë bërë ndonjë gjë të paligjshme. Si këshilltar politik ai ka punuar për disa nga emrat më kontroversë në botë si Mobutu Sese Seko në Zaire apo Fernandos Marcos në Filipine. Kurse tabloidët shkojnë më larg në aludimet e tyre për lidhjet e Trump me Putin. Sipas tyre, vajza e kandidatit republikan, Ivanka Trump, ka bërë pushime në Kroaci me Wendi Deng, që thuhet se është në një lidhje me Vladimir Putin. Kjo ka kohë që spekulohet, por një burim tha për Us Weekly se lidhja është serioze. Deng ka qenë gruaja e miliarderit Rupert Murdoch. Të dy thuhet se u ndanë pasi Murdoch mori vesh se Deng e tradhtonte me… Tony Blair.

Please follow and like us: