Albspirit

Media/News/Publishing

Rama replikon me qytetarët në Facebook: Nuk kemi para për të bërë ujësjellësa

Meqenëse ndodhet me pushime kryeministri Rama po rri më shumë në rrjetet sociale pasi ka kohë edhe të reagojë te komentet që nuk i pëlqejnë. I tillë është rasti i disa postimeve të tij për të ashtuquajturën “Rilindje Urbane”. Komentuesit i kërkojnë Kryeministrit që ta kthejë vëmendjen e tij në vepra më jetike për qytetarët si ujësjellësa dhe kanalizime si dhe të kujdeset më shumë për të hapur vendet e punës dhe jo për fasada. Kryeministri gjen si justifikim që këto punë dyhet të ishin bërë 25 vjet me rradhe dhe tani nuk ka shumë para. Më poshtë replikat e Ramës me qytetarët.

Eltoni: Koloseu ne qender te Romes u ndertua per ti hequr vemendjen popullit nga korrupsioni e varferia. Nderto njehere ujesjellesat te kene njerezit uje neper shtepi. Bej kanalizimet se qytetet tona mbyten me dy pika shiu e rrezikon te te permbyten dhe ato qendrat per te cilat flet e te ti marre lumi. Hap vende pune se po te ikin njerezit nga vendi e s’ka kush te ti mbushe shetitoret e qendrat me njerez.

Rama: Elton, nuk e ke lexuar apo nuk e ke kuptuar komentin tim, ne nderkohe qe po te shpjegoj edhe dicka te thjeshte: Te gjitha veprat qe kerkon ti jane ashtu si thua ti, jetike, po edhe ato do ishin bere ne 25 vjet nese parate do ishin shpenzuar me logjike dhe shtetit do ishte bere shtet e do t’i administronte duke garantuar sherbimet e pagesat! Te dyja kane munguar dhe ujesjellesat jane zhytur ne borxhe me keq se ndermarrjet shteterore te energjise. Pra duhet shume para qe nuk i kemi per t’i bere te gjitha njeheresh, duhen struktura te forta administrative ne bashki, prandaj e beme edhe reformen e bashkive, dhe natyrisht duhet kohe. Sa per vendet e punes, vende pune jane hapur dhe do vazhdojne te hapen, nderkohe qe ka afro 30 mije vende pune te lira ne sektorin privat aktualisht! Shqiperia nuk eshte e gjitha e papune sic thua ti apo sic propagandojne ata qe ashtu u intereson. Jo ne Shqiperi ka papunesi padyshim (ku nuk ka?!), po ka shume njerez qe punojne dhe paguajne taksat me te cilat ne bejme sa mundemi! Asgje nuk eshte roze, por ne 3 vjet eshte bere me shume se ne shume e shume vjet bashke per te hyre ne rrugen e ndertimit te nje shteti serioz. Te kerkosh me shume eshte normale, po pak me shume arsyetim Elton dhe nje keshille: Me shume lexime. Gjithe te mirat.

Majlinda: Si pushuese e pervitshme ne qytetin e Vlores, gjykoj se Vlora ka nje nevoje urgjente per shtrimin e sistemimin e rrugeve dytesore, te lagjeve. Eshte nje tmerr I vertete te futesh neper to me makine. Ne shume qytete te tjera, edhe me te vogla jane shtruar rruget e lagjeve. Po Vlora turistike pse ka mbetur kaq pas dore???

Rama: Si mendoni ju e dashur Majlinda se kjo qe thoni eshte dicka qe une nuk e di? Dicka qe Kryebashkiaku i Vlores nuk e di apo qe nuk e dime te gjithe njesoj si edhe ju?! E dime dhe e kemi fort parasysh, por cka eshte shkaterruar ne kaq shume vite nuk rindertohet dot ne kaq pak vite, apo jo?! Jo se te shtrosh rruget dytesore te Vlores apo te kujtdo qyteti tjeter duhen ndonje shkence e madhe, po duhen shume me shume para se ç’kemidhe prandaj e kemi nisur nga akset kryesore e patjeter do vazhdojme edhe me dytesoret! Ju pershendes.

Please follow and like us: