Albspirit

Media/News/Publishing

Bloggerja e modës shpërthen ndaj qeverisë shqiptare: “Ky shtet (kur ve)…” 

 

Blogger-ja e njohur e modës, Estela Ujka, ka shpërthyer përmes rrjeteve sociale mbi ligjin që ka miratuar së fundmi kuvendi i Shqipërisë. Ajo duke treguar një eksperiencë të saj që ka kaluar për të marrë një pako, shprehet se ky ligj për taksimin e pakove që kanë vlerë mbi 22 euro nuk është aspak në favor të qytetarëve, duke marrë parasysh gjithë peripecitë që duhet të kalojnë vetëm për një pako.

Ja çfarë shkruan Estela…

“Ky shtet (kur ve)ndos të miratojë një ligj, a nuk duhet të kishte menduar dhe për zbatimin e tij. Përveçse ligji i blerjeve online me tarifë 22 euro nuk është në favor të asnjë qytetari, është absurd. Shikoni procedurën që zbatohet aktualisht dhe radhët në një birucë 2 me 2. Ti shkon deri në Kinostudio me një fletushkë që të ka sjellë posta dhe orari zyrtar është 9 me 11, orar kur qytetarët janë në punët e tyre. Atje dorëzon fletushkën dhe merr mbrapsht një numër me shkrim dore. Paraqitesh në bankë bën pagesën dhe duhet të shkosh sërish në Kinostudio, t’i tregosh letrën dhe të tërheqësh pakon. Për të gjitha këto duhet të jetë vetë personi me dokument identifikimi (jo patentë se shkon prapë në shtëpi). Ky është shteti që duam. Pjesa e dytë e zhdoganimit të një pakoje. Ti paraqitesh në bankë, pret radhën dhe kur paraqet fletushkën me shkrim dore, të thonë: je regjistruar në Doganë? Pra, para se të bësh pagesën duhet të shkosh në doganë dhe të paraqitesh me dokument identifikimi. D.m.th, Kinostudio – Doganë – Bankë – Kinostudio”, shkruan e revoltuar Estela Ujka.

Please follow and like us: