Albspirit

Media/News/Publishing

Gjirokastër, zjarr masiv në pyllin e Plesatit

 Pylli i Plesatit në Gjirokastër është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Raportohet se flakët janë përhapur masivisht dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të pyllit.

Terreni i vështirë malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe në këtë mënyrë do të procedohet nga ajri përmes helikopterit të FA dhe efektivëve të ushtrisë që do të ndihmojnë nga terreni për situatën e krijuar.

 

Please follow and like us: