Albspirit

Media/News/Publishing

Një rrugë në Kosovë me emrin e djalit të Biden

Një rrugë në Kosovë do të marrë emrin e djalit të Zv/Presidentit amerikan. Pasdite bashkëshortët Biden së bashku me nipin dhe mbesën e tyre do të marrin pjesë në emërimin e rrugës nacionale Gjilan-Ferizaj, e cila tani e tutje do të mbajë emrin e Joseph R. “Beau” Biden, III.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Qeveria e Kosovës do të mbajnë fjalime nënpresidenti Joe Biden, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

I biti i Biden ka shërbyer në Kosovë ne perberje te trupave amerikane. Ai vdiq një vit më parë nga një sëmundje e rëndë.

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të takohet sot me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku pas këtyre takimeve do të ketë edhe një konferencë për media.

Ndërsa, Joe Biden takohet me zyrtarët e shtetit të Kosovës, gruaja e tij Jill do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin Teodosije dhe do të shikojë ambientet e manastirit.

Në këto momente Zëvendëspresidenti i SHBA ndodhet në Parlamentin e Kosovës.

Please follow and like us: