Albspirit

Media/News/Publishing

Perandori i tmerrshëm që i hidhte kundërshtarët si ushqim për luanët

Në vitin 1977, një lumë mallrash luksoze vërshoi drejt Republikës Qendrore Afrikane.

Jean-Bedel Bokassa do të shpallej perandor pas 11 vitesh si president.

Jetimi i shkolluar në një mision fetar, kishte qenë një ushtarak trim, por miqtë thonë se ishte shumë budalla.

Ceremonia e shpalljes perandor sipas modelit të heroit të tij, Napoleonit, kushtoi 80 milionë dollarë dhe kjo e çoi vendin e varfër në falimentim.

Vetëm kurora e artë kushtonte 20 milionë dollarë.

Por vetëm dy vite pasi ishte shpallur perandor, trupat franceze vendosën ta rrëzojnë nga pushteti.
Deri në atë kohë ai e kishte treguar veten një diktator të pamëshirshëm.

Në vitin 1979 arrestoi qindra fëmijë pasi nuk kishin blerë uniforma te një kompani në pronësi të një prej grave të tij.

Ai mbikëqyri vetë procesin e masakrimit të 100 fëmijëve.

Kundërshtarët e tij i merrte dhe ua hidhte luanëve për ushqim.

Pas rrëzimit, ai u arratis në mërgim në Francë, ku kishte blerë një kështjellë.

Në vitin 1986 u kthye në vendin e tij, ku doli përpara gjyqit.

Gjykata ia rrëzoi akuzat për kanibalizëm, por e gjeti fajtor për vrasjen e fëmijëve dhe të tjera krime.

Dënimi me vdekje iu dënua me burgim në izolim.

Gjashtë vite më vonë, në vitin 1993, u lirua.

Jetoi në kryeqytetin e vendit dhe vdiq në vitin 1996.

Please follow and like us: