Albspirit

Media/News/Publishing

Bllokohet autostrada Tiranë – Durrës, qindra makina në radhë kilometrike

Qarkullimi në autostradën Tiranë- Durrës u bllokua për afro 1 orë paradite. Shkak është bërë fluksi i madh i makinave. Nga mbikalimi i Rinasit deri në kthesën e Kamzës, në hyrje të Tiranës ka qenë rreshti i makinave, siç e tregon edhe kjo video e postuar në rrjet nga një qytetar. Shkak për këtë është bërë një aksident rrugor. Disa qytetarë raportojnë se 5 automjete u përplasën me njëra- tjetrën, ndërsa policia vonoi të shkonte në vendngjarje.

Please follow and like us: