Albspirit

Media/News/Publishing

Hungari, arkeologët bien në gjurmë të varrit të Sulejmanit të Madhërishëm

Kërkuesit turq dhe hungarezë mendojnë se kanë gjetur në qytetin Szigetvar varrin e Sulejmanit të Madhërishëm,  sulltanit osman që vdiq aty në shtator të vitit 1566. Sulejmani, i cili përfaqëson kulmin e Perandorisë Osmane dhe sundoi në vitet 1522-1566 vdiq nga shkaqe natyrale në qytetin hungarez, në moshën 72 vjeç dhe pak orë pasi forcat osmane ta merrnin atë. Fitorja ishte me shumë humbje edhe për osmanët që u detyruan të braktisin idenë e rrethimit dhe sulmit mbi Vjenë. Duke patur frikë nga reagimi i ushtarëve, rrethi i afërt i Sulejmanit e mbajti të fshehtë vdekjen dhe po në mënyrë të fshehtë transportuan trupin për në Stamboll.

Legjenda thotë se zemra dhe organe të tjera u lanë në qytetin hungtarez në një enë të artë, meqenëse ishte kohë e nxehtë dhe rruga e gjatë. Osmanët ndërtuan një tempull bashkë me një xhami, ku nisën të vijnë pelegrinë dhe të ndërtohen shtëpi. Vendi mori emrin Turbek, që rrjedh nga turbe-varr, por ndërtesat në të u rrafshuan në vitin 1680 kur Habsburgët rimorën Szigetvarin. Ajo çfarë mbetet prej tyre doli në dritë nga gërmimet arkeologjike në vitin 2014, çka nga banorët shihet si shpresë për turizmin.

http://www.aljazeera.com/indepth/features/2016/08/hungary-unearthing-sul…

Please follow and like us: