Albspirit

Media/News/Publishing

Shfuqizohen ndryshimet kushtetuese për martesat gay/ Doda: Lajm i mirë, faleminderit kolegëve deputetë

Deputetja e PDIU-së Mesila Doda e ka konsideruar lajm të mirë vendimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi për shfuqizimin e ndryshimeve kushtetuese që i hapnin rrugë legalizimit të martesave Gay. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Doda ka falenderuar kolegët deputetë që iu bashkuan kauzës. “Lajm i mire. Me kërkesën e PDIU dhe këmbënguljen tone pa kompromis, sot u shfuqizua nga Komisioni i Posaçëm i Reformës ndryshimi Kushtetues që i hapte rrugën legalizimit të martesave gay. Kjo do të thotë se së bashku arritëm të ndalonim një ndryshim që mund të sillte një strukturë tjetër sociale, larg modelit të familjes natyrale e tradicionale. Falenderoj me kete rast gjithë kolegët tanë deputetë që u bashkuan në kauzën Pro Familjes Natyrale, krerët e religjioneve dhe besimtaret, familjaret, të rinjtë e të rejat që konsiderojnë modelin tonë familjar atë burrë-grua dhe që përkrahën këtë vizion të shëndetshëm të shoqërisë sonë”, përfundon Doda.

Please follow and like us: