Albspirit

Media/News/Publishing

Brazil, presidentja shkurton rrogën me 10 për qind për të “shpëtuar” ekonominë

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff shkurtoi me 10 për qind rrogën e saj, largoi tetë ministra dhe riformatoi kabinetin në përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e krizës politike dhe ekonomike në vend. Tronditja e qeverisë, më pak se një vit pasi ajo formoi kabinetin për mandatin e dytë, synon të ulë rrezikun e mocioneve në parlament dhe rënien e besimit të investitorëve. Rousseff tha se riformatimi i qeverisë do të garantojë stabilitet politik të kombit. Por, analistët kanë vënë në lojë masat e saj, ndërsa shtypi tallet me tituj si “presidentja shkurton rrogën me 10 për qind për të shpëtuar vendin nga kriza ekonomike”. Ekspertët thonë se masat e presidents janë shumë të vogla krahasuar me shkurtimet e domosdoshme në shpenzime prej 30 miliardë realësh. Edhe të majtët janë të vetëdijshëm se burokracia e Brazilit, që u shtua së tepërmi në vitet e bumit ekonomik, duhet të shkurtohet, por ata janë kundër masave të kursimit.

Please follow and like us: