Albspirit

Media/News/Publishing

7 milionë dollarë gjobë autorit të librit për vrasjen e Bin Laden

Ish-pjesëtari i marinës amerikane, i cili ka shkruar një libër të shumëshitur për rolin e tij në operacionin ku u vra kryeterroristit Osama Bin Ladenin, do t’i paguajë afro 7 milionë dollarë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për shkelje të marrëveshjeve për moszbulim të informacioneve. Matt Bissonette nuk ka arritur të marrë leje nga Pentagoni përpara se libri “Ditë jo e lehtë” (No Easy Day) të publikohej në vitin 2012. Ai ka rënë dakord që të humbë të gjitha përfitimet dhe honoraret, si dhe të drejtat për film. Në këmbim, qeveria do të hedhë poshtë pretendimet e tjera për përgjegjësi. Lideri i Al Kaedës, Osama Bin Laden, është vrarë në maj të vitit 2011 nga forcat speciale të SHBA-së në Abotabad të Pakistanit dhe trupi i tij është varrosur në det. Komandot e operacioneve speciale zakonisht i përmbahen një kodi të heshtjes dhe nuk flasin publikisht për aksionet e tyre. “Ka qenë një gabim i rëndë dhe u bëj thirrje të tjerëve që të mos e përsërisin”, ka thënë Bissonette për televizionin CBS.

Please follow and like us: