Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet gazetari në Turqi, akuzohet për lidhje me terrorizmin

 

Një gjykatë në Stamboll urdhëroi arrestimin e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur, Asli Erdogan, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një organizate të armatosur terroriste.

Lajmi është raportuar nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, ku thuhet se gazetari i njohur ka punuar për median pro kurde, Ozgur Gundem, që është mbyllur me urdhër të Presidentit Erdogan ditën e enjte.

Gazetari është vënë menjëherë në pranga pas marrjes në pyetje.

Që prej tentativës së dështuar të grushtit të shtetit, më shumë se 35,000 njerëz po mbahen në pyetje dhe më shumë se 17.000 janë arrestuar për t’u përballur me gjyqin, duke përfshirë ushtarë, policë, gjyqtarë dhe gazetarë.

Please follow and like us: