Albspirit

Media/News/Publishing

Banka Botërore zbardh skandalet e Beqajt me tenderat

Banka Botërore zbardh skandalet e Beqajt me tenderat/ Tejzgjatje të procedurave, ndryshim të vazhdueshëm të anëtarëve në komisione

Skandalet e Ministrit të Shëndetësisë Beqaj tani janë në fokusin e Bankës Botërore. Institucioni ndërkombëtar ka zbardhur skandalet e Beqajt me tenderat në fushën e shëndetësisë. Sipas BB, kjo ministri ka qenë e paaftë në projektet e dhënë në këtë fushë duke e vënë theksin në ndryshimin e vazhdueshëm të anëtarëve Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, bën të ditur gazeta Sot. Në raport thuhet sa ka një tejzgjatje artificiale nga Ministria e Shëndetësisë për procedurat e prokurimit, çka ka sjell edhe vonesa të mëdha në projektin e BB. Qeveria ka aktualisht një projekt në fushën e Shëndetësisë me financim nga Banka Botërore në një vlerë prej 38.9 milionë dollarësh. Por edhe pse projekti ka një kalendar për zbatimin e masave të ndërhyrjes ministria ka dështuar të arrijë afatet e caktuara për shkak të vonesave me prokurimet. Në një raportin zyrtar të misionit të asistencës që bëri dhe vlerësimin e ecurisë së projektit që i takon Ministrisë së Shëndetësisë me në krye Ilir Beqajn, shfaqet edhe një herë ngërçi i prokurimeve ku herë janë vonuar vendimet e herë janë ndryshuar anëtarët e komisionit të vlerësimit.

Arsyet kyçe pas vonesave kanë qenë vendimet e zgjatura të Komisionit të Vlerësimit dhe në pak raste ndryshimet e anëtarëve të komisionit.

Në fakt Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qenë një nga më të kritikuarit në vend nga kabinet i Edi Ramës që në momentin që mori drejtimin e këtij dikasteri.

Në fakt shëndetësia mund të konsiderohet padyshim një nga sektorët ku mazhoranca ka dështuar totalisht. Premtimi për një shëndetësi falas dhe me standarde ka mbetur vetëm në letër tashmë, pasi të shkosh në QSUT është kthyer në një ankth për të gjithë pacientët.

Please follow and like us: