Albspirit

Media/News/Publishing

E dashura superseksi e Usain Bolt, mbretëresha e Karnavaleve

us

Nuk dimë shumë për jetën e tij sentimentale. Usain Bolt nuk lë vend për transparencë jashtë pistës së atletikës, ku vërtetoi për të disatën herë dominimin absolut. Megjithatë, kampioni xhamajkan ka rrëfyer se prej vitit 2014 shoqërohet me një vajzë nga vendi i tij, emrin e së cilës nuk ka dashur ta bëjë publik.

us1

“Nuk do të tregoj kush është. Dua ta mbaj këtë gjë vetëm për ne, pasi e di se kur nisin të dalin këto lloj lajmesh, pastaj tregohen edhe shumë gjëra të tjera. E di se si janë mediat”, ka thënë kampioni. Por, me gjithë përpjekjet për të ruajtur privatësinë, emri i vajzës është bërë publik. Ajo quhet Kasi Bennett dhe ndryshe nga Bolt nuk ka fare dëshirë ta mbajë të fshehtë marrëdhënien e tyre.

us2

Mbretëreshë e Karnavaleve të vendin e vet, 26-vjeçarja ka një trup që do ta bënte të kishte zili edhe Kim Kardashian, e cila shquhet për format e kolme.

us3

 

Please follow and like us: