Albspirit

Media/News/Publishing

Metallica rikthehen në nëntor me albumin e ri

metallicaErdhi njoftimi që fansat e grupit “Metallica”, prisnin prej kohësh. Disku i ri, i titulluar “Hardwired…. To Self-Destruct”, do të dalë në 18 nëntor.

Lajmi u bë i ditur nga vetë grupi muzikor historik amerikan i heavy metal. Albumi do të ketë 12 këngë, me gjithsej 80 minuta muzikë.

Albumi vjen pas rikthimit në skenë të grupit tetë vjet pas atij të fundit i titulluar “Death Magnetic”, periudha më e gjatë e historisë së grupit pa asnjë publikim. Për të shuar pritjen e fansave , Metallica ka publikuar këngën e parë të albumit, e titulluar “Hardwired”.

Grupi muzikor heavy metal Metallica u formua në 28 Tetor 1981. Ata kanë arritur të bëhen një prej grupeve më të suksesshme muzikore komercialisht të dekadave të fundit, me më shumë se 90 milionë albume të shitura në mbarë botën, përfshirë këtu edhe 57 milionë albumet e shitura në SHBA. Metallica po ashtu llogaritet si një prej grupeve metal të “katërshes së madhe”, bashkë me Megadeth, Slayer dhe Anthrax./k.s/

Please follow and like us: