Albspirit

Media/News/Publishing

Revoltohet këshilltari i Ramës: E pabesueshme se si në 2016 censurohen nudot…

 

Keshilltari i kryeministrit Edi Rama, Artan Shkreli, duket se është befasuar nga fenomenet që ndodhin në Tiranë edhe pse jemi në vitin 2016.

Ajo çfarë i duket çudi Shkrelit është pikërisht censurimi nga televizionet i veprave artistike për nudot artistike. Ajo që mbetet e pakuptimtë për këshilltarin e kryeministër është pikërisht fakti që këto përdoren si tabu për të qenë korrekt si nga ana politike por dhe ajo fetare.

“Mjerim kulturor. Është e pabesueshme se si në Tiranën e 2016-es një TV kombëtar censuron nudot artistike – te cilat përndryshe po vete përpiqet ti promovoje (!?). Nuk e kuptoj përse kërkojmë t’i bashkangjitemi BE-se kur mes nesh paska kaq namuzqarë filo-mesjetarë dhe kur televizione kombëtare ushqejnë njerëzinë me tabu hipokrite për të qene politikisht e fetarisht korrekt. Një kulture dhe mënyrë jetese o pranohet o nuk pranohet…”, shkruan Shkreli në profilin e tij në Facebook.

Please follow and like us: