Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia ‘i hedh benzinë zjarrit’, forcat ushtarake stërviten në Krime

Pavarësisht tensionit që ekziston mes Moskës dhe Kievit zyrtar, ushtria ruse ka zhvilluar një stërvitje ushtarake në gadishullin e aneksuar të Krimesë, duke e thelluar edhe më tej konfliktin e Ukrainës. Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes njoftuan se në këtë seancë morën pjesë 2.500 forca ushtarake, ndërkohë që gjatë orëve të fundit rajoni u vizitua edhe nga Presidenti Vladimir Putin.

Ushtria ruse ka zhvilluar një stërvitje ushtarake në gadishullin e aneksuar të Krimesë, veprim i cili e përshkallëzon edhe më tej konfliktin me Ukrainën.

Në këtë seancë morën pjesë 2.500 trupa të cilët operuan me afro 350 makineri ushtarake.

Gjatë orëve të fundit, kjo rajon i cili u mor nga rusët në mars të vitit 2014, u vizitua edhe nga Presidenti Vladimir Putin.

Lideri i Kremlinit zhvilloi një takim me kabinetin e sigurisë ku diskutoi çështjet më të ndjeshme aktuale, ku sigurisht përfshihet edhe konflikti me Ukrainën.

Në stërvitje pati ushtrime të marinës ruse, por edhe të forcave tokësore, ndërkohë që zyrtarët raportuan se i gjithë aksioni u mbikqyr nga Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Ata shtuan se kjo ishte një parapërgatitje për stërvitjen më të madhe ushtarake që do të organizojë Rusia gjatë këtij viti, që është pikërisht e ashtëquajtura “Kaukaz 2016”.

Në këtë trajnim do të përfshihen gjerësisht edhe gadishulli i Krimesë.

Stërvitja e forcave ushtarake ruse vjen vetëm një ditë pasi kancelarja, Angela Merkel, i bëri thirrje Kremlinit që të përmbushë detyrimet për të cilat palët kanë rënë dakord në marrëveshjen e Minskut.

Ajo shtoi se nëse akordi nuk do të implementohet siç duhet, atëherë perëndimorët nuk kanë asnjë arsye për t’i shfuqizuar sanksionet e vendosura.

Bashkimi Europian konfirmoi përpara disa muajsh se sanksionet do të vijojnë të mbeten në fuqi, të paktën deri në janar të vitit 2017.

Një qëndrim të ndryshëm kanë mbajtur zyrtarët e Rusisë, të cilët shprehen se kjo masë nuk kontribon në normalizimin e marrëdhënieve si dhe bëhet pengesë për dialog.

Please follow and like us: