Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia “zbut” qëndrimin për Assad

Kur nisi konflikti sirian në vitin 2011, synimi kryesor i Turqisë ishte rrëzimi i presidentit Bashar al Assad, por sot pas më shumë se 5 vitesh dhe më shumë 300 mijë viktima, Turqia duket se e ka zbutur qëndrimin  vet.

Kryeministri turk, Binali Yildirim tha se mund të ulet në bisedime me Presidentin Assad, por shtoi se kushti i vetëm për një tranzicion politik në Siri është largimi i tij nga pushteti. Ai tha se të gjithë palët politike siriane duhet të ulen së bashku për të gjetur një zgjidhje.

Ai deklaroi se Turqia nuk do të jetë kundër nëse Assad vendos të luaj ndonjë rol gjatë një periudhe kalimtare, por se Ankaraja nuk mund ta pranojë atë për një periudhë afatgjatë.

Kryeministri tha se nuk ka vend për Assadin në të ardhmen e Sirisë.  “A mund të mbajë Siria Assad-in për një periudhë afatgjatë? Absolutisht jo “, tha Yildirim.

Ai shtoi se Turqia mendon se as PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), as DAESH (Shteti Islamik) dhe as Assad nuk duhet të jenë në pikëpamje afatgjatë për Sirinë për të siguruar një paqe afatgjatë.

“Megjithatë, nëse ne e duam atë apo jo, Assad është një nga aktorët”, shtoi kryeministri turk.

Ai tha se nuk do të lejonte që Siria të ndahej në vija etnike dhe sektare.

Please follow and like us: