Albspirit

Media/News/Publishing

Doktori i pasur i Dibrës, kandidat për kryebashkiak

 

Muharrem Rama është kandidati i majtë për Bashkinë e Dibrës në zgjedhjet që mbahen në 11 shtator.

Rama është emër i njohur për qytetin për shkak të profesionit të tij si mjek. Jo pak herë e ka përmendur si fakt profesionin, në dobi të fushatës që po zhvillon për të bindur qytetarët përse duhet t’i japin votën.

“Ju më njihni mua në profesionin tim si mjek. Ka 20 vjet që ju shërbej dhe sot kërkoj mbështetjen tuaj. Unë do të angazhohem 10 herë më shumë”, është kjo një nga fjalitë që kandidati i majtë në Dibër Muharrem Rama e ka përdorur gjatë takimeve të tij elektorale me banorët.

Ky mjek që kandidon për të qenë qytetari i parë i Dibrës ka një shtëpi luksoze dhe bisneze të tëra në ndërtesën që ai zotëron.
Kjo që shikoni në foto është shtëpia e kandidatit të majtë Muharrem Rama, një investim jo i vogël, ku nuk mungojnë edhe biznese si farmaci, lokale dhe shërbime të tjera.

E gjithë kjo ndërtesë është në pronësi të Muharrem Ramës dhe dy vëllezërve të tij.

Please follow and like us: