Albspirit

Media/News/Publishing

Laburistët fillojnë zgjedhjet për liderin e ardhshëm

ee Jeremy Corbyn apo Owen Smith ? Laburistët kanë një muaj kohë duke filluar nga sot që të zgjedhin liderin e tyre të ardhshëm në një situatë të përkeqësuar që kërcënon vetë ekzistencën e partisë Laburiste britanike të themeluar në 1900. Të futur në një krizë të brendshme që prej referendumit mbi Bashkimin Evropian të 23 qershorit, partia kryesore opozitare është ndarë në dy kampe që luftojnë kundër njëra tjetrës nën vështrimin e kënaqur të konservatorëve në pushtet. Me hapjen e votave me korespondencë sot, rreth 640 000 përkrahës dhe simpatizantë kanë kohë deri më 21 shtator që të zgjedhin një drejtim. Rezultatet do të shpallen tre ditë më vonë gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm në Liverpul. Jeremy Corbyn, 67 vjeç, i zgjedhur në krye të Laburistëve më shtator 2015 me 59,5 për qind të votave, mbetet favoriti kryesor përballë deputetit nga Uellsi, Owen Smith, një ish-gazetar i BBC-së 46 vjeç.

Please follow and like us: