Albspirit

Media/News/Publishing

Tiranë, arrestohet mashtruesja 25-vjeçare

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, Tiranë, bënë të mundur kapjen sot, të 25-vjeçares të shpallur në kërkim Xhuljana Fahri Çami, 25 vjeç, banuese në Tiranë.
Sipas policisë, 25-vjeçarja është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.
Mësohet se e arrestuar ju premtonte punë personave të ndryshëm, kundrejt shumave të konsiderueshme, por premtimet anë rezultuar se ishin mashtrime.
Please follow and like us: