Albspirit

Media/News/Publishing

Turistja spanjolle: Shqiptari më mori në skaf dhe më përdhunoi

Turistja spanjolle: Shqiptari më mori në skaf dhe më përdhunoi

Kjo akuzë vjen ndaj një 33-vjeçari shqiptar, që dyshohet se ka përdhunuar një turiste spanjolle. Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, teksa 25-vjeçarja nga Spanja ka bërë denoncim në polici. Sipas dëshmisë së saj, shqiptari e mori spanjollen në një skaf në breg të detit dhe aty e përdhunoi. Dyshimet e hetuesve janë se 33-vjeçari shqiptar punon në një restorant në atë zonë. Ai është shpallur në kërkim, por ende nuk është gjetur. Turistja spanjolle sot do t’i nënshtrohet ekspertizës nga mjeku për të konfirmuar nëse vajza është përdhunuar vërtetë nga shtetasi shqiptar.

Please follow and like us: