Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulimi i Erdoganit: Turqia e dëshiron edhe Lindjen edhe Perëndimin

Zbulimi i Erdoganit: Turqia e dëshiron edhe Lindjen edhe Perëndimin (Foto)
Një nder lajmet më të rëndësishme gjatë javës së kaluar në rrethet e larta diplomatike ishte takimi në Moske, mes Presidenteve të Rusisë dhe Turqisë, Vlladimir Putinit dhe Rezhep Erdoganit, me të cilin u vë pikë marrëdhënieve të ftohta për shkak të rrëzimit të aeroplanit rus në kufi me Siri.
Image
Forcimi i marrëdhënieve të Ankarasë me Moskë. Gjatë dekadave të fundit nuk është edhe surprizë e madhe për ekspertët e ngjarjeve euro-aziatike,, thekson Mirza Hajriq, ish këshilltari i Presidentit të BH, Alija Izetbegoviqit në një tekst autor me titull “Marrëdhëniet e Ankarasë, Moskës, Uashingtonit dhe Brukselit: Turqia e dëshiron edhe Lindjen edhe Perëndimin”.“Duhet rikujtuar se në vitin 2003 duke e fituar postin e kryeministrit  të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i frustruar me bllokadën në negociata për anëtarësim në BE, ka avokuar përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe bashkëpunim më të fortë me ish republikat sovjetike. Kjo qasje u tregua esenciale për rritjen e ekonomisë Turke, e cila, gjate 15 viteve të fundit, Turqinë e ka sjellë në top 15 vende të botës me zhvillim ekonomik më të shpejtë.
Image
 Ahmet Davutoglu ka filluar një politikë të zero problemeve me shtetet fqinjë (Foto: AP)
Partia e Erdoganit AK, me nismën e ish kryeministrit dhe ministrit e mëhershëm e punëve të jashtme, Ahmet Davutoglu, e ka miratuar edhe qasjen “politikat e zero problemeve me shtetet fqinj”, me të cilën, në një periudhe te shkurtër kohore i ka eliminuar 50 vite të tensioneve me fqinjë, për çka Rusia ka interes të dukshëm, dhe natyrisht edhe ndikim.
Kthimi i Turqisë ndaj Perëndimit, ka filluar shumë më herët. Dhe është fakt që është bërë themel i zhvillimit të fuqishëm ekonomik të Turqisë.
Mospërputhja e prioriteteve me SHBA
Image
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve, tashme një kohë janë të tensionuara (Foto: Reuters)
Nga ana tjetër, marrëdhëniet me SHBA, tashme një kohë janë të tensionuara për shkak të dallimeve në qasjen e  zgjidhjes së problemeve në “lagjen” e Turqisë. Ankara së pari e ka marrë një kërkese që bazat ushtarake në territorin e saj të përdoren për sulme ndaj objekteve në Lindjen e Mesme, në radhë të parë, Sirisë. Pastaj ajo e kundërshtoj ndihmën ushtarake amerikane për forcat kurdë në Siri, duke e arsyetuar këtë si rrezikim të drejtpërdrejt të sigurisë kombëtare turke.
Se bashku me këto dallime, në publik dalin edhe informatat që Turqia në Uashington, tri vjet është duke e shprehur pakënaqësinë për mikëpritjën që SHBA-të i ofrojnë Gulenit, njeriut për të cilin besohet që është organizatori i grushtetit që ndodhi para pak kohe. Presioni i Turqisë, pas puçit e pasuksesshëm është rritur edhe me kërkesën për dorëzimin e tij, e Presidenti Erdogan ka deklaruar se partneriteti strategjik mes Turqisë dhe SHBA-ve duhet të dëshmohet me përmbushjen e kësaj kërkese.
Image
 SHBA-të  i ofrojnë strehim Fetulah Gulenit, të cilin Ankara e akuzon për organizimin e puçit para pak ditësh (Foto: Reuters)
Përkeqësimi i gjendjes në Siri për konsekuence pati edhe me miliona refugjatë, që janë vendosur në Turqi, dhe kjo e shkaktoj përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ankarasë në përmbysjen e regjimit të Asadit, por me bindje nga ana e Uashingtonit. Më këtë praktikisht janë anuluar rezultatet e ngrohjes së marrëdhënieve me shtetet fqinjë dhe Turqia u bë objekt i sulmeve terroriste nga Shteti Islamik-ISIS.
Me këtë, edhe fillimi i Pranverës Arabe, dhe reagimi joefikas i forcave botërore, para të gjithash Amerikës, Britanisë dhe Francës, për zgjidhjen e kësaj krize, për pasojë pati destabilizimin e rajonit dhe gjithashtu edhe ngadalsimin përparimit ekonomik të Turqisë.
Bllokada e udhës evropiane
Image
Në ftohjen e marrëveshjeve me Perëndim ndikim ka pasur edhe bllokimi i përparimit të Turqisë në udhën e saj drejt Evropës (Foto: Reuters)
Në ftohjen e marrëveshjeve me Perëndim ndikim ka pasur edhe bllokimi i përparimit të Turqisë në udhën e saj drejt Evropës. Turqia po negocion me Brukselin me shumë se gjysmë shekulli pa shpresa për një përgjigje pozitive. Përpjekja e fundit  për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Brukselin ka qenë angazhimi i Turqisë në parandalimin e valës së migranteve e cila i ka destabilizuar edhe vetë marrëdhëniet në BE. Qeveria në Ankara e ka marrë përsipër edhe këtë obligim, duke e zgjidhur problemin e Brukselit, por BE as sot nuk e ka përmbushur as minimumin e marrëveshjes.
Se pari kjo ka të bëjë me heqjen e vizave për qytetarët e Turqisë, pastaj edhe ndihmën e rëndësishme financiare për vendosjen e tre milionë sirianë dhe refugjatëve të tjerë që gjenden në  territorin e Turqisë. Ankara e ka përsëritur paralajmërimin që do ti lëshojë migrantet prapë drejt mureve të Shengenit.
Image
 Ankara ia zgjidhi Brukselit problemin e valës së migranteve, por BE nuk e ka përmbushur as minimumin e marrëveshjes (Foto: AP)
Pra, Turqia sot nuk e braktis partneritetin me Uashingtonin, sepse anëtarësimi i Turqisë në NATO me asgjë nuk u sjell në pikëpyetje. Gjithashtu nuk është e vërtetë që Ankara tani po ia kthen shpinën Brukselit. Të dyja këto kanë ndodhur para 10 vjet pas orientimit të objekteve strategjike. U bë e qartë se më shumë se 50 vjet negociata me BE-në nuk do ta sjellin Turqinë deri të anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtarë.
Perëndimi në të vërtetë e ka gjykuar tentimin e puçit, në kuptimin e përkrahjes së Qeveris e cila u zgjodh legalisht, por me shume rezerva i ka përkrahur aktivitetet e qeverisjes për shërimin e pasojave pas puçit. Hapja e Turqisë ndaj Lindjes nuk mund të karakterizohet si reagim ndaj hapave të Perëndimit, po si politikë e jashtë, e cila është vendosur para me shumë se një dekadë, përkatësisht nga ardhja e Erdoganit në pushtet si kryeministër.
Image
Lidhja mes Rusisë dhe Turqisë është shprehja e interesit të natyrshëm (Foto: AP)
Pra, lidhjet me Turqi, dy ish perandori të mëdha që gjatë historisë janë prekur, sidomos pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, e kanë një interes të natyrshëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Ankarasë dhe Moskës, e që themelohen mbi qindra miliarda shkëmbim në energji, tregti, turizëm dhe investime…
Përveç kësaj, është i natyrshëm bashkëpunimi i këtyre dy forcave rajonale ne lidhje me të ardhmen e një rajoni jostabil dhe shteteve që gjenden mes tyre, pastaj Ballkanit dhe rajonit të Kavkazit, si dhe rajonit të Azisë Qendrore, ku kanë më shumë interes të jenë partnerë se sa rivalë.
Ne fund të fundit, definitivisht është braktisur doktrina e cila thotë se prioriteti i politikës amerikane në rajon është që ta heq ndikimin e Rusisë. Ajo sot në këtë botë nuk është reale.
Please follow and like us: