Albspirit

Media/News/Publishing

Amerikanët reagojnë për RTK-në: Sulmi, taktikë terroriste nga një grup i të pafytyrëve

Amerikanët reagojnë për RTK'në: Sulmi taktikë terroriste nga një grup i të pafytyrëve

Ambasada amerikane dënon sulmin e mbrëmshëm me minahedhës në drejtim të hapsirave të Radio-Televizionit të Kosovës, duke e parë ate si një sulm shtesë kundër demokracisë Kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike.

“Një grup i vogël paftyrësh tanimë ka shtuar edhe një sulm mbi lirinë e mediave në listën e saj të sulmenve kundër parimeve demokratike dhe vlerave Euro-Atlantike. Kosova është më e mirë se kaq. Ambasada amerikane fuqimisht përkrahë përpjekjet e institucioneve Kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve. Qëndrojmë pran qytetarëve të Kosovës duke i kundërshtuar ata të cilët më parë do të shërbeheshin me taktika terroriste, sesa me ato të njerëzve të lirë dhe demokratik.” shkruhet në komunikatën për media.

Please follow and like us: