Albspirit

Media/News/Publishing

Bylykbashi: “Vetting”-u përpjekje e mazhorancës për t’ju shmangur Kushtetutës

 

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka komentuar në përfundim të mbledhjes së sotme të Komisionit të Reformës në Drejtësi, mosbotimin nga deputetët e opozitës të draftit të “Vetting”-ut.
Sipas Bylykbashit, projektligji është antikushtetues dhe pa asnjë standard ndërkombëtar. “Vetting”-u është një përpjekje e mazhorancës për t’ju shmangur Kushtetutës, u shpreh më tej Bylykbashi.
“Opinioni i PD tregonte problemet e rënda kushtetuese. Ky opinion i PD nuk u reflektua në projektligjin miratuar sot. Jo vetëm kaq, por nuk u bë asnjë lloj përpjekje për të reflektuar.
Ajo që është më e rëndë dhe më e rëndësishme, është se megjithëse PD propozoi një numër të madh amendamentesh, ato u hodhën të gjitha poshtë.
Ky projektligj nuk ka as standard ndërkombëtar. Pa ardhur në këto binarë, ky projektligj është antikushtetues.
Kemi shkrehur votën kundër për një seri nenesh.
Ky ligj devijon rëndë nga Kushtetuta e miratuar në 22 korrik. Janë 47 amendamente tona. Ne do të vazhdojmë me hapa të tjerë ligjorë e kushtetues për këtë projektligj. Kjo tregon përpjekjen e mazhorancës për të vijuar në shmangie të kushtetutës”, u shpreh Bylykbashi.
Please follow and like us: