Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri serb, “i padenjë” për të qenë Lider i Ballkanit/Vuçiç ka rrogë 910 euro dhe një apartament 30m2

Aleksander Vuçic, kryeministri i rimandatuar i qeverisë së Serbisë, ka vendosur të ulë rrogën e tij. ANSA njofton se rroga e Vuçiç, i cili ka deklaruar se posedon vetëm një apartament 30 m2, asnjë llogari bankare dhe asnjë makinë, do të jetë 910 euro. Më parë rroga e Vuçiç ishte 1015 euro, kjo referohet nga Agjencia Antikorrupsion në Serbi.
Nuk dihet nëse kryeministri serb ka thënë gjithçka, por nëse e shohim me kriteret që jemi mësuar të shohim qeveritarët tanë, Vuçiç ka një modesti në veshje dhe në prezantim. Krejt tjetër nga firmat mijëra euro të veshjeve të homologut të tij në Tiranë, që disa herë është bërë objekt në media për shpenzimet në veshje. Gjithsesi kjo modesti i shkon një kryeministri të Serbisë, por jo një Lideri të Ballkanit.
Please follow and like us: