Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel: Detyrë për Vuçiçin, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se njëra prej tre detyrave që e presin, është edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Merkel, në një telegram urimi për zgjedhjen e Vuçiçit në krye të qeverisë së Serbisë, i ka thënë se detyrat që e presin atë në të ardhmen janë vazhdimi i reformave, pajtimi rajonal dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Merkel po ashtu ka afirmuar mbështetjen edhe në të ardhmen të qeverisë gjermane për Serbinë. “Qeveria e Gjermanisë gjithashtu në të ardhmen do të mbështesë fuqishëm rrugën tuaj evropiane”, thuhet në telegramin e Merkelit.

Please follow and like us: