Albspirit

Media/News/Publishing

Misteri i atentatit tek Rruga e Kavajës, lirohen dy të shoqëruarit

Atentati ndaj Nelgret Pates, pasditen e së dielës tek “Rruga e Kavajës” në Tiranë, vishet nga misteri.
Fillimisht ngjarja që tronditi banorët e zonës, u mendua se do të mund të zbardhej shpejt, pasi zona kishte kamera sigurie. Por, dy ditë pas ngjarjes, policia nuk ka as autorët e këtij atentati dhe as shënjestrën Nelgert Paten, i cili dyshohet se mbeti i plagosur.

Dy shtetasit e shoqëruar pas ngjarjes dhe të identifikuar nga kamerat e sigurisë, janë liruar nga polica.
Ndërsa ngjarja deri pasditen e së martës ende nuk ishte referuar në Prokurorinë e Tiranës. Ndonëse policia njoftoi gjatë ditës së hënë se i kishte referuar materialet në Prokurori, burime pranë kësaj të fundit pohuan të martën pasdite se nuk kishin asnjë material nga policia për këtë ngjarje.
Shënjestra e këtij atentati, Nelgert Pata, rezulton i dënuar për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit së bashku me të atin. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu për këtë vepër.

Please follow and like us: