Albspirit

Media/News/Publishing

Arben, kë po gënjeni?

Arben, kë po gënjeni?

Arben; nje gje nuk po kuptojme, me kete insistimin tuaj per te mashtruar kaq hapur, me nje nencmim deri ne ofendim, cfare mendoni se fitoni?

Kryeministri para 2 ditesh ishte tek inaugurimi i TAP dhe u tregua shume racional. Nga gjithe ai investim gjigand i permasave te pahasura me pare ne ndonje investim tjeter, Shqiperia ne dy vjetet e pare do te perfitoje 1000 vende pune dhe synon qe ne 5 vjetet e ardhshem te hapen gjithsej rreth 15.000 vende pune. Pra TAP qe kushton miliarda euro do te hape gjithsej 15.000 vende pune. Dhe shume dakord deri ketu.

Tani ti del dhe u thua shqiptareve qe qeveria ka hapur 173.000 vende pune ne 2 vjet.
Dmth gjate ketyre 2 vjeteve jane hapur vende pune sa per 12 TAP-e ?!!
Qe te behemi konkrete. Investimi i TAP arrin ne rreth 1.5 miliarde $. Qe Shqiperia te kete hapur 173.000 vende te reja pune, duhet qe investimet te kene qene 12 here me te larta sesa kjo shifer. Dmth GDP te jete 2.2 fishuar (ose 220% rritje ekonomike). Nderkohe qe ne jemi duke diskutuar nese rritja ka qene 1% apo 2%.
E kupton sesa qesharake eshte?!

Gjithsesi, ajo qe na cudit vertet eshte fakti pse e beni? Pse genjeni dhe e beni kaq trashe, kaq hapur, kaq te ekzagjeruar? Po genjeni sepse mendoni se do te perfitoni elektoralisht?

Po ke po genjeni, qe te perfitoni?
Te papunet qe enden rrugeve ne deshperim dhe luftojne per mbijetesen cdo dite?
Ata qe iken emigrante ne Gjermani, ngaqe ne Shqiperi jo vetem s’gjeten pune, por iu humbi dhe shpresa se mund te gjenin ndonjehere pune?
Studenteve qe mbarojne shkollat dhe rrine trotuareve dhe pijne hashash, sepse s’ka pune?
Po te gjithe ata neser do t’ju marrin me teper inat. Jo vetem voten e vet s’do t’ua japin, por do te kthehen t’ju luftojne qe mos merrni as vota te tjera.
Deri ne momentin qe s’ju gjen pune, ata s’do te te japin thjesht voten e tyre.
Ne momentin qe ti i genjen gjithe karshillik dhe tallje, kur iu thua nga zyra qe jane hapur vende pune, ata te marrin inat dhe kthehen ne armiqte e tu elektorale.

Prandaj cuditemi me menyren sesi e mendoni kete punen e te genjyerit hapur dhe pa teklif?
Sepse i keni bere llogarite gabim. E kthyet gjithe armaten prej 400.000 vetash te papune+refugjate, ne kundershtare elektorale.
Pervec faktit qe ne syte e te tjereve qe kane pune, jeni kthyer ne buratine qesharake (po kjo e fundit nuk eshte shume e rendesishme, u mesuat me te qenit qesharake..).
Pyetja eshte ke po genjeni?

Please follow and like us: