Albspirit

Media/News/Publishing

Jennifer Lawrence, edhe këtë vit është aktorja më e paguar në botë

Jennifer Lawrence u kurorëzua për vitin e dytë radhazi si aktorja më e paguar në botë. 46 milionë dollarë janë të ardhurat e saj në 12 muaj  e kaluar për protagonisten e “Hunger Games”. Në vendin e dytë është renditur Melissa McCarthy. Lawrence, e vlerësuar me çmimin Oscar në 2013 për “filmin “Ana pozitive”, tre Golden Globe dhe shumë nominime të tjera, midis të cilave ajo për Joy, në 2016, është vlerësuar rekordi i të ardhurave financiare.

Një pjesë e këtyre fitimeve janë edhe për shfaqjen e filmit “X-Men”, Apocalisse, dhe shumë fushata publicitare, por edhe parapagesa për filmin “Passengers”. “Rroga” e saj këtë vit tregon një rritje prej 11,5% sesa viti 2015. Ndërsa aktorja McCarthy ka fituar 33 milionë dollarë , nga të cialt 10 milionë nga viti parardhës dhe një pjesë nga filmi “Ghostbusters’, që është shfaqur në Itali në 28 korrik. Scarlett Johansson, që ka interpretuar në ‘Captain America: Civil Wars’ është në vendin e tretë me 25 milionë dollarë , më pas Jennifer Aniston me 21 milionë dollarë, Fan Bingbing me 17, Charlize Theron me 16,5, Amy Adams me 13.5, Julia Roberts me 12 milionë, Mila Kunis me 11,10 milionë. Në vend të fundit është Deepika Padukone me 10 milionë dollarë: aktorja indiane është e vetmja aktore e re në listë.

Please follow and like us: