Albspirit

Media/News/Publishing

Shkëlqimi dhe rënia e një perandorie mediatike afër nesh

25 vjet zgjati dominimi i një modeli mediatik që u krijua për të thyer monopolin shtetëror të televizionit publik, por që bashkë me shkelqimin e yjeve të rinj të ekranit u shndërrua në propagandën e çdo lloj pushteti.
Mega Channel ishte i pari stacion televiziv privat në Greqi që nisi transmetimin në vitin 1989, duke premtuar informim të besueshëm për publikun të shoqëruar me modelin amerikan të debateve televizive në edicionet informatie. Majat e audiencës i dhanë këtij televizioni një pushtet të madh mbi klasën politike, nisur nga ndikimi i madh në publik.
Paga të majme, kredi disa milionëshe dhe orientim i madh i reklamave i krijuan statusin e njëmperandorie mediatike që nisi të shkërrmoqet bashke me krizën greke.
Shkëlqimi i yjeve të ekranit nisi të bëhej i bezdishshëm për publikun që kuptoi se për vite me rradhë ishte ushqyer me të pavërteta që i shërbenin vetëm interesave të pushtetit. Televizioni humbi çdo lloj kredibiliteti dhe për pasojë përjetoi edhe rrënimin financiar. Së fundmi nuk arriti të marrë liçensën për transmetim. Modele të ngjashme të mediave televizive i shohim dhe në Shqipëri dhe analogjia nuk është fare pa vend. Mbetet të shohim si do përballet publiku shqiptar me këtë lloj modeli që qëndron mes pushtetit dhe parasë.

Please follow and like us: