“Në se hedh një gur në ferrë në Tepelenë dalin dhjetë policë, por s’ka shanc me dalë ndonjë demokrat…”. Edhe polici edhe demokrati identifikohen me ngjyrën blu, kështu që Tepelena e ka një version blu

Një listë me emra që e dominojnë tërësisht Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, i përkasin origjinës së tyre nga Tepelena. Mediat kanë publikuar listën e cila nis me ministrin Saimir Tahiri, vazhdon me Haki Çakon që gjithashtu është nga Tepelena, si dhe me drejtorët më të rëndësishëm të këtij institucioni që janë nga Tepelena. Si zakonisht lajmi është komentuar në rrjetet sociale ku përmes fotografive përcillet me humor Tepelena Blu. E lidhin me faktin se Tepelena është e dominuar nga e majta dhe vështirë se gjen atje demokratë, e meqë ngjyra politike blu politike mungon në Tepelenë, është ngjyra blu e policisë. Një fotografi ku zhvillohet një aktivitet i policisë së Shtetit në Tepelenë është përcjellë me humor në rrjetet sociale: Hapet kinemaja e parë në Tepelenë… marrin pjesë njerëz nga të gjitha fushat e jetës..” Në fakt aty ka vetëm policë.