Albspirit

Media/News/Publishing

Tunelet në Norvegji: aq të mëdha, sa që përmbajnë edhe rrethrrotullime nëntokësore (video)

roundabout

Norvegjia është një nga vendet më të bukura në planet, dhe kjo bie në sy pas një shëtitjeje që bën njeriu përreth fjordeve, maleve dhe liqenjve të cilat japin një peisazh spektakolar.

Por ka edhe diçka tjetër që bëhet e qartë gjatë vozitjes përgjatë rrugëve të Norvegjisë: vendi është i fiksuar pas tuneleve. Vendi ka gjithsejt 900 sosh.

Jo vetëm tunele mesatare të cilat i përshkon për disa minuta, por madje tunele që kapin gjatësinë edhe deri 24 kilometra.

Por, ajo që i bën edhe më interesante tunelet e Norvegjisë, është fakti se disa prej tyre përmbajnë edhe rrethrrotullime.

Së shpejti, peisazhi i tuneleve të vendit do të bëhet edhe më interesant. Në vitet në vijim, Norvegjia pritet të ketë tunelin e parë lundrues nënujor në botë, një projekt që kap shumën prej 25 mld dollarësh, që do të mund të shkurtojë në mënyrë dramatike orarin e udhëtimeve, në vendin i cili mbështetet shumë edhe në udhëtimet me anije, përveç tuneleve të shumta.

Kush e di, ndoshta nuk do të jetë larg dita kur të shohim edhe rrethrrotullimin e parë lundrues nënujor./tesheshi.com/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=87K7gX9rVIE?feature=oembed]

Please follow and like us: