Albspirit

Media/News/Publishing

Lifetime do të realizojë një film dokumentar për Britney Spears

Rrjeti amerikan kabllor Lifetime është duke punuar për realizimin e një filmi dokumentar mbi jetën dhe karrierën e princeshës së pop-it me titull Britney.

Dokumentari dy orësh mbi Britney Spears do të tregojë ngritjet dhe zbritjet e yllit të muzikës me fillimet e saj që në moshë të re për të vazhduar me disfatat, jetën private. Marrëdhënien e saj me këngëtarin Justin Timberlake, martesat e saj të dështuara, me Jason Alexander (e cila u anullua vetëm pas 55 orësh) dhe me Kevin Federline (e shfaqur edhe në një doku-reality: Britney and Kevin: Chaotic), problemet me drogën dhe alkolin e për të arritur tek rikthimi i saj i bujshëm në muzikë. Dokumentari do ketë gjithashtu disa pjesë nga arkiva, kur Britney ishte pjesë e Mickey Mouse Club sëbashku me Christina Aguilera dhe Ryan Gosling, shfaqja e saj përkrah Madonna-s në VMA, si dhe disa pjesë nga xhirimet e filmit të saj Crossroads. Në këtë dokumentar do të jenë pjesë edhe prindërit e këngëtares Jamie dhe Lynne Spears, divorci i të cilëve ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e pop star-it.

 

Please follow and like us: