Albspirit

Media/News/Publishing

Senati nis procedurën për shkarkimin e presidentes

dilmaSenati brazilian nisi sot procesin për shkarkimin e presidentes Dilma Rousseff, një vendim që pritet të ketë një ndikim negativ në planin ekonomik për qeveritë e tjera të majta.

“E deklaroj të hapur seancën”, njoftoi kreu i Gjykatës së Lartë Federale (STF) Ricardo Lewandowski, duke i bërë thirrje senatorëve se do të shërbenin për rastin në fjalë në rolin e gjykatësve dhe duhej t’i linin mënjanë qëndrimet e tyre ideologjike dhe partiake.

Të 81 senatorët brazilianë do të vendosin deri më 31 gusht nëse ish-guerilasja 68 vjeçare duhet apo jo të lërë presidencën me akuzën për përvetësimin të fondeve publike dhe nënshkrimin e dekreteve që përfshijnë shpenzime pa miratimin e Parlamentit.

Please follow and like us: