Albspirit

Media/News/Publishing

Sopranoja Besa Llugiqi, me rolin e Violetta Valery në Bullgari

Sopranoja kosovare do të debutojë kësisoj me rolin e Violetta Valery në “La Traviata” me datë 30 shtator në ora 19:00, në Stara Zagora të Bullgarisë.

Sezoni i ri i Operës në Operën Shtetërore në Stara Zagora e sjellë hiç më pak se shqiptaren Besa Llugiqi. Sopranoja kosovare do të debutojë kësisoj me rolin e Violetta Valery në “La Traviata” me datë 30 shtator në ora 19:00, në Stara Zagora të Bullgarisë. Krahas artistes, në operën e famshme të Verdit do të paraqitet edhe Mykhailo Malafi nga Ukraina, ndërsa dirigjent do të jetë Sander Tiypen – fitues i çmimit të parë në Garat Ndërkombëtare për dirigjentë të Operës Blue Danube Conducting Competition 2015. Në dhjetor të vitit të kaluar, sopranoja ka interpretuar operën “Lucia di Lammermoor” në teatrin e qytetit Stara-Zagora dhe ishte kthyer në shtëpi me kritika pozitive.

Please follow and like us: