Albspirit

Media/News/Publishing

61 vjeçari i Hollivudit kishte lidhje me aktoret më të famshme

 

Zakonisht meshkujt kanë frikë, se të dashurat apo gratë e tyre mund të tërhiqen pas ndonjë djaloshi të ri, dhe t’i tradhtojnë.  Askush nuk frikësohet nga më të vjetërit.

Por, ky nuk është rasti i 61-vjeçarit Billy Bob Thornton. Së fundmi është zbuluar nga dokumentet e divorcit të Johny Deep me bukuroshen Amber Heard, se 61-vjeçari ka pasur një romancë me këtë të fundit. Dhe të mendosh që është 31 vjet më i madh se ajo. Billy Bob Thornton është i njohur edhe për lidhjen dhe martesën e tij me atë që konsiderohet si femra më e bukur në botë, Angelina Jolie, edhe pse kanë diferencë të theksuar në moshë. Ata u ndanë, pas raportimeve se Billy ushtronte dhunë ndaj Jolie. Billy Bob Thornton është një “Don Zhuan”, pasi përveç lidhjeve të shumta, ai është martuar dhe ndarë 5 herë.

Please follow and like us: