Bukuroshja suedeze ‘sfidon’ Ibra-n
Pak kohë më parë Zlatan Ibrahimovic deklaroi largimin nga kombëtarja e Suedisë. Ishte një humbje e madhe për kombëtaren nordike. Por kur kanë kaluar vetëm pak kohë nga ky vendim, tifozët suedezë duket se kanë gjetur ngushëllim te modelja Astrid Ericsson.
26-vjeçarja është një modele e famshme në Suedi, por së fundmi ajo ka treguar se është e aftë edhe në lojën me top. Astrid ka treguar se ka aftësi fantastike në xhonglimin e topit dhe këtë e ka treguar më së miri në një video të postuar së fundmi në internet.
Bukuroshja bjonde xhonglonte topin në breg të detit ndërsa mbante veshur bikini të zeza dukej tejet sensuale.
